Policia kineze nëpërmjet Ambasadës së Kinës në Shkup, ka dorëzuar donacione për Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.
Siç thuhet në njoftimin e MPB-së, policia kineze ka dhuruar materiale mjekësore-higjienike për mbrojtjen e policëve, të cilët siç dihet në periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme kanë detyra të vështira, përcjell telegrafi maqedoni.
“Akti i sotëm është edhe një tregues për rëndësinë dhe domethënien e mbështetjes dhe para se gjithash solidaritetin në mes shteteve, sidomos kur është në pyetje kërcënimi global, prej të cilit mund të ketë humbje të mëdha”, thonë nga MPB.
Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, e falënderoi Republikën Popullore të Kinës për këtë humanitet, duke shpresuar se do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Lansimi i reformës me asistencë sociale, Kurti: Synon të pro...
Vullneti zgjon banorët nga gjumi me zhurmën e enëve, ja reag...
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur