Google ADS

KRRE: Qytetarët të mos shkyçen për shkak të faturave të papaguara derisa zgjat gjendja e jashtëzakonshme

12:48 | 31 Mars 2020
Arbresh.info

Mbetet në fuqi rekomandimi që para dy javëve ua dërguam kompanive realizuese të veprimtarëve energjetike, si dhe ndërmarrjeve publike që janë ofrues së shërbimeve të ujit të përmbahen nga shkyçja e qytetarëve nga sistemet përkatëse për furnizim me energji elektrike, energji termike dhe ujë për shkak të faturave të papaguara derisa zgjat gjendja e pandemisë me Kovid-19, informon Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit.

“Praktikisht me këtë njoftim dua t’i njoftoj qytetarët të jenë të sigurtë se nuk do të ketë shkyçje të energjisë elektrike, ngrohjes dhe ujit derisa zgjat gjendja e jashtëzakonshme është në fuqi. Në të njëjtën kohë dua t’u shpreh falënderim kompanive dhe ndërmarrjeve publike punë e të cilave është nën kompetencë të KRRE-së të cilat pozitivisht iu përgjigjën rekomandimit dhe në këtë periudhë tregojnë solidaritet dhe përgjegjësi shoqërore ndaj konsumatorëve”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

Nga KRRE-ja porosisin se janë në bisedime me kompanitë që të gjendjet një model më i mirë për pagesë të faturave për shpenzime të regjisë për marsin, prillin dhe majin me qëllim, siç thonë, të mos jenë në barrë të konsumatorëve.

Paralajmërojnë se opinioni do të informohet pasi do të arrihet marrëveshje eventuale për modelin përfundimtar./koha.mk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme