Ministria e Shëndetësisë informon se çdo mjek amë i cili nëpërmjet “Terminit tim” do t’i caktojë pacientit të tij testim për virusin korona do t’i marrë rezultatet e pacientit dhe nëse pacientit i caktohet mjekim shtëpiak saktë do t’i dijë udhëzimet për ndjekjen e tyre.
“Për pacient në mjekim shtëpiak, mjeku amë vepron pas protokollit të konstatuar dhe miratuar paraprak të kolegjiumit profesional të Klinikës për Sëmundje Infektive. Në pajtueshmëri me të njëjtin, mjeki ka për obligim që ta kontaktojë pacientin dy herë në ditë, ta njoftojë sistemin “Termini im”, i cili më pas në formë të raportit elektronik do ta dërgojë në Ministrinë Shëndetësisë dhe Klinikën për Sëmundje Infektive”, thonë nga Ministria, njofton portalb.mk.
Përndryshe, Ministria e Shëndetësisë i ka kyçur 1.200 mjekë amë në sistemin e detektimit dhe ndjekjes së pacientëve me virusin korona.
Qytetarët që kanë simptoma tipike për COVID 19, si temperatura, ethe, të kolla, frymëmarrje të rënduar, duhet që të paraqiten nëpërmjet telefonit te mjeku amë, dhe jo të shkojnë në ordinancë. Mjekët amë nëpërmjet anketës epidemiologjike duhet që të konstatojnë nëse i njëjti do të duhet të testohet. Testimin do ta caktojë mjeku amë, nëpërmjet sistemit “Termini im” me kohë dhe vend të saktë për testim.
Haaland totalisht jashtë forme, Guardiola i del në mbrojtje ...
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbush...
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...