Google ADS

Ceballos preferon Real Betis-in para Arsenal-it

10:23 | 31 Mars 2020
Arbresh Info

Mesfushori Dani Ceballos preferon huazimi të ndonjë skuadër e La Liga-s dhe jo vazhdimin në Premierë Ligë.

Ylli i Real Madrid-it do të largohet nga “Topçinjtë” në fund të sezonit, kur t’i përfundojë huazimi, transmeton portali arbresh.info.

23-vjeçari preferon rikthimin në “Santiago Bernabeu”, mirëpo nëse nuk e arrin këtë gjë atëherë dëshiron të huazohet te ndonjë klub në La Liga si Real Betis.

Sipas Express, spanjolli shpreson të kalojë sezonin e ardhshëm në formë të mirë, në mënyrë që në të ardhmen të luaj për “Mbretërit” dhe shansi më i mirë për ta bërë këtë gjë është qëndrimi në kampionatin spanjoll.

Këtë sezon te gjiganti anglez, Ceballos ka bërë 14 paraqitje në Premierë Ligë duke shënuar dy gola./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme