Gazetarët nuk përfshihen në Pakon Emergjente, nuk vlerësohen se i ekspozohen drejtpërdrejtë rrezikut nga Covid 19

09:39 | 31 Mars 2020
Arbresh.info

Ani pse të hënën ishin drejtuar disa kërkesa drejt Qeverisë së Kosovës që edhe gazetarët të përfshihen në Pakon Emergjente Fiskale një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Në këtë pako të miratuar mbrëmjen e së hënës nuk gjenden gazetarët të cilët gjithashtu gjenden në frontin e parë me virusin korona, shkruan arbresh.info.

Por nga 300 euro janë ndarë për punëtorët tjerë në teren që i janë ekspozuar drejtëperdrejtë rrezikut të infektimit në punën e tyre si stafi mjekësor, policët, punëtorët që punojne në karantinë, inspektorët, doganierët etj.

Në këtë pako përfshihen edhe  pagesa e dyfishtë e vlerës së skemës sociale për të gjithë përfituesit të skemave sociale, pagesa shtesë në vlerë prej tridhjetë euro në muaj për të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që marrin pagesë mujore në vlerë më të ultë se njëqind euro, mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerë prej njëqind e shtatëdhjetë euro.

Dje Oda e Afarizmit ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i përfshijë mediat si sektor i rëndësishëm për paga shtesë pas përhapjes së pandemisë së Coronavirusit në vend.

Edhe anëtarja e AKB-së, Lumnije Ajdini ka thënë se këtë thirrje e kanë bërë në Qeveri,/arbresh.info/

Miratohet Pakoja Emergjente, këta janë përfituesit

 

“Gazetarët në front të parë gjatë epidemisë, të futen në pakon financiare të Qeverisë”

“Gazetarët në front të parë gjatë epidemisë, të futen në pakon financiare të Qeverisë”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme