Lajmi për mjekët shqiptarë që mbërritën në Itali, për të ndihmuar atje në luftën kundër koronavirusit, është përcjellë gjerësisht nga mediat italiane por edhe ato ndërkombëtare.
Ndërkohë që një pafundësi përshëndetjesh dhe falenderimesh kanë ardhur nga e gjithë Italia por edhe nga përtej saj, për atë që po konsiderohet një xhest i madh solidariteti dhe leksion për vende të tjera të Evropës. Edhe agjencia e lajmeve AFP, ka transmetuar lajmin dhe reporterët e saj, kanë qenë në pritje të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, në mbërritjen e tyre në spitalin e Breshas, ku ata do të shërbejnë për një muaj.
“Në situata të vështira, nëse kolegët e tu kanë nevojë për ndihmë, duhen ndihmuar. Për më tepër, ne duhet të marrim në konsideratë edhe etikën profesionale, që na kërkon ti japim ndihmë të gjithë atyre personave që kanë nevojë. Është një iniciativë e nisur nga një grup mjekësh dhe infermierësh shqiptarë, të mbështetur nga qeveria. Ata na dhanë këtë mundësi, të vinim në Itali, pasi situata me Covid-19 nuk ka shpërthyer ende në vendin tonë. Ndërkohë, ne po japim një ndihmë atje ku ka më shumë nevojë”- tha mjeku Ermal Pashaj.
“Ajo që ne shqiptarët ndjejmë për Italinë dhe popullin italian, është simpati dhe admirim dhe kjo pasi ata gjithnjë na kanë ndihmuar që nga rënia e diktaturës e deri tani. Ne nuk kemi aspak frikë. Për njerëz si unë që punojnë në repartet e urgjencës, fjala frikë nuk ekziston”- u shpreh infermieri Almarin Domi.
30 mjekët dhe infermierët shqiptarë kanë mbërritur tashmë në breshan, qytetin që ndodhet në zemër të rajonit shumë të prekur të Lombardisë, për të punuar në departamentin Covid-19 të spitalit civil të qytetit. Ata janë testuar për koronavirus sapo kanë mbërritur atje dhe menjëherë pasi rezultatet e testeve dalin, ata angazhohen në njësitë e kujdesit intensiv atje./TCH
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...