Google ADS

Presidenti i Tottenham nuk e lejon shitjen e Kane

08:49 | 31 Mars 2020
Arbresh Info

Presidenti i Tottenham, Daniel Levy nuk ka dëshirë për ta shitur sulmuesin, Harry Kane te Real Madrid.

Anglezi para disa ditëve ka pranuar se do largohet nga Spurs për tu bërë lojtar më i mirë, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, raportimet e Express kanë zbuluar se Levy nuk do lejojë që Kane të largohet këtë sezon, pavarësisht çmimit që ofrohet.

Tottenham dëshiron të riformojë skuadrën nën urdhrat e Jose Mourinhos dhe humbja e Kane nuk është opsion.

Mirëpo, thuhet se gjiganti anglez do shesë disa lojtarë në mënyrë që të transferojë të rinjtë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme