Këshilli i Sigurisë i Republikës së Maqedonisë të Veriut do të mblidhet sot në Kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski.
Në seancë, siç kumtoi Kabinetit i Presidentit, krahas anëtarëve të përhershëm të Këshillit, me ftesë të presidentit Pendarovski, do të marrë pjesë edhe shefit i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Vasko Gjurçinovski, drejtori i Agjensisë së Inteligjencës, Erolld Musliu, drejtori i Agjensisë së Sigurisë Kombëtare, Viktor Dimovski, guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Çështjet Ekonomike, Mila Carovska, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministrja e Financave, Nina Angelovska.
Pas përfundimit të seancës, presidenti Stevo Pendarovski do të japë deklaratë për opinionin, e cila do të transmetohet në faqen e Facebook-ut të presidentit dhe në kanalin YouTube./alsat
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?