Turqi, rritet në 168 numri i vdekjeve nga koronavirusi

20:24 | 30 Mars 2020
Arbresh.info

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.610 raste të reja, duke e çuar në 10.827 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë së Turqisë, në 24 orët e fundit në Turqi janë regjistruar 37 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi i ri, duke e çuar në 168 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

Sipas ministrisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara është rritur në 10.827, përderisa janë regjistruar 1.610 raste të reja.

Nga ministria gjithashtu informojnë se që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit, 162 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar nga spitalet, ndërsa 725 pacientë po trajtohen në repartet e kujdesit intensiv.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë bërë 11.535 teste dhe numri i përgjithshëm i testeve të bëra deri më tani është 76.981.

Koronavirusi i ri, i njohur si COVID-19, u shfaq për herë të parë në muajin dhjetor në qytetin kinez Wuhan dhe që atëherë është përhapur në të paktën 177 shtete dhe rajone në botë./aa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme