Google ADS

Ushtria e Nigerisë vret një komandant të lartë të Boko Haram

17:57 | 30 Mars 2020
Arbresh.info

Operacioni u krye në Gorgi, zona lokale qeverisëse Damboa të shtetit verilindor Borno.

Ushtria e Nigerisë njoftoi se kohët e fundit gjatë një operacioni ka vrarë një komandant të lartë të Boko Haram, njoftuan sot mediat.

“Komandanti i lartë i Boko Haram, Abu Usamah, është në mesin e atyre kryengritësve të vrarë të Boko Haram gjatë kësaj përleshje”, Daily Post citoi një deklaratë ushtarake, duke iu referuar operacionit kundër Boko Haram më 22 mars.

Operacioni u krye në Gorgi, zona lokale qeverisëse Damboa të shtetit verilindor Borno.

Sipas të përditshmes, përveç komandantit të lartë, operacioni po ashtu la të vdekur edhe më shumë se 100 kryengritës të Boko Haram, njoftoi ushtria në një deklaratë të hershme.

Forcat ushtarake nga Çadi, Kameruni, Nigeria dhe Nigeri janë duke luftuar për të hequr qafe Boko Haram nga rajoni i Liqenit të Çadit për më shumë se pesë vjet./aa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme