Bertrand Russell ka një mesazh për njerëzit që do të jetojnë pas 1000 vitesh

15:57 | 30 Mars 2020
Arbresh Info

Përktheu: Alban Begolli

Bertrand Russell, një nga filozofët e rëndësishëm të shekullit të 20-të, në vitin 1959 morri pjesë në një emision televiziv ku moderatori e pyet “Duke u bazuar në provoja tuaja, cili është mesazhi që do t’ua jepnit brezave që do të jetojnë pas 1000 viteve?”

Përkthimi i mesazhit në shqip është kështu:

“Unë do të doja të them dy gjëra, njërën në aspektin intelektual dhe tjetrën në aspektin moral:

Gjëja intelektuale që dua t’u them atyre është: kur merreni me çfarë do lloj teme apo çfarë do lloj çështje të filozofisë që e trajtoni, thjeshtë pyesni veten se cilat janë faktet dhe cilat janë të vërtetat që i vërtetojnë ato fakte. Asnjëherë mos lejoni veten të udhëhiqeni nga ajo që dëshironi të besoni, ose nga ato që mendoni se do të kenë efekte të dobishme shoqërore nëse besohen në to. Vetëm dhe vetëm shikoni faktet. Kjo është gjëja intelektuale që dua të them.

Gjëja morale që dua t’u them është shumë e thjeshtë. Më duhet të them:

Dashuria është mençuri, ndërsa urrejtja është budallallëk. Në një botë ku njerëzit po afrohen gjithnjë e më shumë, duhet të mësojmë të tolerojmë / mirëkuptojmë njëri-tjetrin. Duhet të mësojmë të jetojmë me faktin që disa njerëz thonë gjëra që nuk na pëlqejnë. Vetëm në këtë mënyrë mund të jetojmë së bashku, dhe nëse do të jetojmë së bashku në vend që të vdesim, duhet ta mësojmë këtë lloj një lloj solidaritetit dhe tolerance e cila është absolutisht thelbësore për vazhdimin e jetës njerëzore në këtë planet. “/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme