Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar të gjithë punëtorët shëndetësor në Republikën e Kosovës se që nga nesër do të fillohet furnizimi në të gjitha institucionet shëndetësore me material mbrojtës për punëtorët shëndetësor.
“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës pas takimit të përfaqësuesit të FSSHK-së në Bordin Drejtues të FSSHK-së Dr. Islam Krasniqi të zhvilluar me Ministrin e Shëndetësisë Dr. Arben Vitia, Sekretarin e Përgjithshëm Dr. Naim Bardiqi si dhe Këshilltarin e Ministrit Dr. Mirsad Shkreta ku është diskutuar kërkesa e FSSHK-së për pajisje të punëtorëve shëndetësore me pajisje personale mbrojtëse me qëllim të ruajtes së shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve shëndetësor të cilët janë në vijën e parë të frontit ndaj luftës me Covid-19, ka marr zotimin nga të lartë përmendurit se qysh nga nesër datë 31 Mars 2020 do të fillohet furnizimi në të gjitha institucionet shëndetësore me material mbrojtës për punëtorët shëndetësor”, thuhet në njoftimin për media.
FSSHK mbetet e përkushtuar dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha insititucionet shëndetësore me qëllim të njoftimit nga afër me situatën e përgjithshme dhe gjendjen e punëtorëve shëndetësor.
Po rikthehet modeli legjendar Toyota Celica
Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Real Madridit
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia