Google ADS

Princi Charles jashtë vetëizolimit dhe në gjendje të mirë shëndetësore

13:39 | 30 Mars 2020
Arbresh.info

Princi Charles është në gjendje të mirë shëndetësore pas vetë-izolimit për shkak të infektimit me koronavirus.

“Shtëpia e Klarence sot ka konfirmuar, se pas konsultimeve me doktorin e tij, Princi i Wales tani është jashtë vetë-izolimit,” një burim brenda familjes mbretërore ka thënë për CNN, shkruan arbresh.info

Një vetë-izolim shtatë ditor është në përputhje më qeverinë dhe udhëzimet mjekësore në Britani. Duka i Cornwall është diagnostikuar me koronavirus javën e kaluar dhe është vetë-izoluar në rezidencën e tij në Skotland.

Kamila, Dukesha e Cornwall vazhdon të jetë e izoluar për të parë nëse do t’i shfaqen simptomat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme