Google ADS

Mercedes Formula 1 ndihmon në krijimin e pajisjeve që dërgojnë oksigjenin në mushkëri pa ventilatorë

12:54 | 30 Mars 2020
Arbresh Info

Mercedes Formula 1 ka bërë hapin e madh për mposhtjen e pandemisë së koronavirusit.

Inxhinierët e Universitetit të Kolegjit Universitar në Londër kanë punuar me klinikën UCLH dhe Mercedes Formula 1, për të ndërtuar pajisjen që dërgon oksigjenin në mushkëri pa pasur nevojë për një ventilator.

Këto pajisje tashmë janë duke u përdorur në spitale, mirëpo janë në furnizim të shkurtër, transmeton portali arbresh.info.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Kina dhe Italia i përdorën këto pajisje për t’iu ndihmuar pacientëve të infektuar me Covid-19.

40 nga këto pajisje janë dërguar në Londër për prova dhe nëse gjithçka shkon mirë, atëherë rreth 1 mijë prej tyre do prodhohen në ditë nga Mercedes Formula 1.

Agjencia Rregulluese e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) tashmë ka dhënë miratimin e saj për përdorimin e tyre.

Thuhet se kompanitë e tjera kanë marrë porosi për me shumë se 10 mijë ventilatorë nga qeveria, por pritet miratimi i MHRA.

Prodhimi i këtyre pajisjeve nga Mercedes Formula 1 do të nis javën tjetër./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme