Legjenda e Newcastle United, Alan Shearer ka thënë se sulmuesi i Mancehster City-t, Sergio Aguero është më i mirë se legjenda e Arsenal-it, Thierry Henry.
Shearer ishte i përfshirë në debatin se kush është sulmuesi më i mirë në histori të Premierë Ligës me dy legjendat e United, Ian Wright dhe Gary Lineker.
Shearer tha se Aguero ka shënuar gola të shumtë në paraqitje, ndërsa Henry ka qenë më i ndryshëm.
“Aguro është afër për tu bërë 32-vjeçari dhe ende po shënon gola në të majtën, djathtën apo qendër”.
“E di që luan në një skuadër të mrekullueshme, por mbi 180 gola në 260 paraqitje kanë bërë të fitojë çfarë ka fituar”.
“Thierry ishte ndryshe. Roli i sulmuesit në kohën e fundit ka ndryshuar. Nuk ka shumë qendërsulmues në ditët e fundit”, deklaroi ai.
Argjentinasi synon ta thyejë rekordin e Shearer për tu bërë lojtari me më së shumti gola në Premierë Ligë, ndërsa muajin e kaluar ka thyer rekordin e Shearer duke u bërë lojtari me më shumti hat-trick të shënuar në histori të kampionatit anglez./arbresh.info.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...