Oda Ekonomike e Kosovës përmes një konference për medie ka prezantuar shkresën e dërguar në Qeverinë e Kosovës për masat financiare që duhet ndërmarrë.
Kryesuesi i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se është paralizuar sektori privat përmes ndërprerjes së aktiviteteve pas vendimeve të Qeverisë, shkruan arbresh.info.
Kurtishaj ka shtuar se bizneset aktualisht nuk kanë mundësi të kryejnë asnjë pagesë.
Për këtë ai ka kërkuar që Qeveria të ndanë para për paga ashtu siç janë paguar muajin shkurt, dhe tu paguhen qiratë.
“Masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për ndërprerje të aktivitetit privat janë respektuar duke i sjellë biznesit pamundësi për të kryer obligimet e pagesave qoftë nda punëtorëve apo të tjera. Mbrojtja e sektorit privat është jetike për ruajtjen e kapaciteteve të shtetit. Ne i kemi mirëprit të gjitha masat që janë ndërmarrë nga Qeveria, dhe po theksoj disa nga kërkesat e OEK-së për Qeverinë, kërkojmë urgjentisht që të sigurohen pagat për sektin privat për të gjitha bizneset të cilave Qeveria u ka ndërprerë veprimtarinë e tyre, pagat të paguhen në bazë të listës së pagave nga muaji shkurt, të kompensohen pagesat e qirave, zyrave e objekteve derisa bizneseve tu lejohet puna”, ka thënë ai.
I pari i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës ka thënë se në letrën e kësaj të fundit drejtuar Qeverisë është kërkuar që të shtyhen për tre muaj obligimet tjera bankare dhe të krijohet një fond të mbështetje financave.
“Të paguhen obligimet për bizneset, Qeveria duhet urgjentisht të krijoj një fond të mbështetje financave, të prolongohen obligimet e kësteve për 3 muaj pasi kemi ankesa se disa nga bankat i obligonë të kryejnë kredi ose në të kundërtën do të aplikohen masa shtesë”, ka thënë ai.
Kurtishaj ka kërkuar që operatorët e transportit rrugor të lirohen nga akciza.
“Të lirohen nga pagesat operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve, të subvencionohet regjistrimi i autobusëve dhe kamionëve dhe të lirohet nga akciza e derivateve të naftës”, ka thënë ai.
“Ne kërkojmë urgjentisht që Qeveria e Kosovës të merr shumë seriozisht shkresën tonë për masat financiare”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...