Google ADS

Real Madrid i bashkohet garës për yllin e RB Leipzig

07:26 | 30 Mars 2020
Arbresh Info

Real Madrid është duke treguar interesim për mbrojtësin e RB Leipzig, Dayot Upamecano.

Upamecano me paraqitje të mira ka fituar vëmendjen e shumë gjigantëve evropianë, ndër to edhe Realit.

Sipas AS, trajneri Zinedine Zidane është i interesuar për të bërë tri transferime, yllin e Rennes, Eduardo Camavinga, sulmuesin e Lyon, Rayan Cherki dhe Upamecanon në verë.

Për transferimin e francezit, “Galaktikët” duhet të aktivizojnë klauzolën e blerjes për 55 milionë euro.

Por, duhet të mposhtin skuadra e tjera si Arsenal, Barcelona dhe Bayern Munich të cilat e duan lojtarin gjithashtu./arbresh.info.

Të ngjashme