Gjirokastra solidarizohet me Italinë

23:45 | 29 Mars 2020
Trina Galanxhi

Ngjyrat e flamurit italian kanë ndricuar këtë mbrëmje muret e kalasë në Gjirokastër në shenjë solidariteti me Italinë e goditur rëndë nga COVID- 19.

Në një postim në facebook kreu i bashkisë së qytetit të gurtë, Flamur Golemi shkruan :

Një shprehje thotë se nëse shtëpia e fqinjit është duke u djegur, mos prisni që shtëpia juaj të duket më e bukur pas kësaj. Ndajmë me italianët dhimbjen e thellë për mbi 10 mijë viktimat e shkaktuara nga virusi famëkeq dhe lutemi që kjo mortje të shporret sa më parë. Pas 30 mjekëve dhe infermierëve që dje lanë Shqipërinë për t’iu ardhur në ndihmë kolegëve të tyre në Itali, ne në Gjirokastër bëmë një gjest modest solidariteti për të dëshmuar edhe njëheherë se sa e rëndësishmë është t’i gjendemi fqinjit në ditë të vështira, qoftë edhe me një mesazh të vogël. Flamuri trikolor u shfaq mbrëmjen e sotme në muret e kështjellës së Argjirosë. Mbase është shumë pak dhe me siguri që nuk e zhbën dot pikëllimin e madh që ka kapluar kombin italian, por konsiderojeni këtë gjest një shprehje të bukur të miqësisë e solidaritetit që s’do të mungojë kurrë prej shqiptarëve. #ForzaItalia ?????

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme