Autoritetet shëndetësore njoftuan sot edhe për 15 raste të reja me COVID-19 nga 111 persona të dyshuar, që u testuan në 24 orët e fundit.
Deri tani janë zbuluar 212 raste me qytetarë të prekur nga 1436 raste të dyshuara, ndërsa kanë humbur jetën 10 qytetarë.
Zyrtarët njoftuan për 7 të shëruar në 24 orët e fundit, mes të cilëve 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Deri tani 40 persona janë të shëruar pas testeve të kontrollit. Autoritetet shëndetësore hapën sot Spitalin “Shefqet Ndroqi” si spitali i dytë COVID-19, ndërsa pacientët e këtij spitali janë zhvendosur në spitalin e Elbasanit.
Zëvendës ministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se në shërbimin infektiv janë 76 të shtruar, prej tyre 6 janë në terapi intensive, nga të cilët 4 janë të intubuar. Qytetet më të prekura janë Tirana, Fieri dhe Korça.
“Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Mirditë dhe zgjerohet në Tiranë, Fier dhe Durrës, përveç rasteve të zbuluar, për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit” – tha ajo.
Policia ndëshkoi edhe 25 drejtues automjetesh gjatë 24 orëve të fundit, që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.
Po ashtu janë ndëshkuar me gjoba afro 100 dollarë 89 shtetas, të cilët lëviznin më këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo pa emergjencë. 5 shtetas të tjerë janë ndëshkuar gjoba afro 200 dollarë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, pasi shkelën urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.
13 njësi tregtie nuk zbatuan orarin e mbylljes dhe administratorët u ndëshkuan me gjoba afro 1 mijë dollarë.
Duke filluar nga dita e hënë, nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shtëtije, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë.
Shqipëria po kalon fundjavën e dytë plotësisht të izoluar për mbi 40 orë. Policia ka ndaluar të gjitha format e qarkullimit në mjedise të hapura dhe nga e hëna qytetarët duhet të marrin leje online për të dalë nga banesa.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?