Këta janë pesë lojtarët e Real Madrid-it që do largohen në verë

21:19 | 29 Mars 2020
Arbresh Info

Real Madrid ka një skuadër me super lojtarë të cilët për vite me radhë ka dominuar në Evropë.

Mbrapa çdo lojtari është një tjetër lojtar që pret ta këtë mundësinë për të treguar kualitetin, transmeton portali arbresh.info.

Jo të gjithë kanë mundësinë për të zbuluar kualitetin dhe nëse nuk e bëjnë për një kohë të shkurtër do shiten nga presidenti, Florentino Perez.

Gjatë viteve të kaluara, “Galaktikët” kanë shitur disa nga super yje si Wesley Sneijder, Arjen Robben, Angel di Maria, Mesut Ozil dhe shumë të tjerë.

Edhe në këtë verë pritet që Perez t’i shesë pesë lojtarët e ekipit të parë.

1.Eder Militao

Braziliani u transferua në verë nga Porto dhe shihej si zëvendësuesi i Sergio Ramos, mirëpo ka bërë vetëm 13 paraqitje këtë sezon.

Raportimet thonë se “Los Blancos” nuk janë bindur nga 22-vjeçari dhe do shitet gjatë verës.

2.James Rodriguez

Kolumbiani u kthye pas dy sezoneve huazim te Bayern Munich, por nuk ia doli të tregoj vetën nën urdhrat e Zinedine Zidane.

James ka vetëm një vit kontratë me “Mbretërit” dhe pritet të largohet, ndërsa është i kërkuar nga Arsenal.

3.Gareth Bale.

E ardhmja e Bale në “Santiago Bernabeu” nuk është e sigurt që disa vite.

Uellsiani ka bërë vetëm 13 paraqitje në të gjitha garat dhe pritet që të largohet këtë verë sepse ka humbur formën e mirë dhe është i lidhur me rikthimin te Tottenham.

4.Mariano Diaz

Diaz u transferua në vitin 2018 dhe shpresoj të vazhdonte në hapat e Cristiano Ronaldo-s, andaj mori fanellën me numrin 7.

Mirëpo, asnjëherë nuk fitoi besimin e Zinedine Zidane dhe thuhet se tekniku francez e do të shitur në verë.

5.Luka Jovic

Jovic u transferua në verë për 60 milionë euro, por dështoi t’i impresionoi të gjithë duke shënuar vetëm dy gola në 24 paraqitje.

Në kohën e fundit ka humbur besimin e Zidane, andaj në disa ndeshje të mëdha as nuk ftohet nga ky i fundit.

Tottenham, Arsenal dhe Chelsea janë të interesuar për 22-vjeçarin./arbresh.info.

Të ngjashme