Google ADS

Nga e hëna, Moska në karantinë

20:47 | 29 Mars 2020
Arbresh.info

Moska ka urdhëruar që i gjithë qyteti të futet në karantinë që nga 30 marsi deri në një njoftim të radhës, pa marrë parasysh moshën e banorëve tha Sergey Sobyanin në një komunikatë.

“(Meqë u vendosen kufizimet) lëvizjet në qytet janë ulur në dy të tretat, gjë që është shume e mirë,” tha Sobyanin. “Megjithëse është e qartë që jo të gjithë na kanë dëgjuar.”

Banorët do të mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm kur kanë nevojë urgjente për ndihmë mjekësore, për të bërë pazar dhe për të blerë në farmaci, gjithashtu lejohen edhe të ecin me kafshët e tyre vetëm 100 metra nga vendbanimi i tyre. Përjashtime do të bëhen vetëm për punëtorët esencial.

Qyteti do të zhvilloj një sistem “monitorim të mençur” për të siguruar se masat e marra do të respektohen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme