Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia ka folur rreth shkarkimit të Bordit të SHSKUK-së, në kohën kur vendi po përballet me epideminë e coronavirusit.
Ai në një video-konferencë për media tha se secila qeveri ka një program politik që duhet ta shtyjë përpara.|
“Sa i përket emërimit të një përfaqësuesi në bordin e SHSKUK-së nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, them që secila qeveri ka një program politik që duhet ta shtyjë përpara dhe kjo është edhe arsyeja pse ligjet janë formuluar në mënyrë të tillë që në vende dhe institucione të tilla të rëndësishme si SHSKUK këto programe politike të shtyhen përpara përmes përfaqësuesve politik që vijnë nga MSH. Dhe kjo ka qenë arsyeja dhe konform legjislacionit në fuqi kam marrë vendimin për të cilin jeni të njoftuar”, ka thënë ministri Vitia.
Kryesues i Bordit Drejtues të SHSKUK është emëruar Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mandat njëvjeçar të cilin e pason me radhë në vitin e dytë përfaqësuesi i QKUK dhe në vitin e tretë ai i QKSUK.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...