Real Madrid dëshirojnë të transferojnë mesfushorin e Sao Paulo, Igor Gomes, i njohur me nofkën “Kaka i ri”.
21-vjeçari është në formë të mirë me klubin brazilian pasi ia doli të hyjë në formacionin e parë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Diario AS, “Los Blancos” edhe më herët ishin të interesuar për Gomes, por nuk pranuan ta paguajnë klauzolën e lirimit prej 50 milionë euro.
Gjiganti spanjoll ka kërkuar nga klubi ta zvogëlojë çmimin e lojtarit, në mënyrë që negociatat të fillojnë.
Avantazhi i Realit është se mund të përdorë ndihmën e Rodrygo Goes, i cili është mik i mirë me Gomes dhe mund ta bind të transferohet në “Santiago Bernabeu”.
Në garë për brazilianin janë edhe Barcelona, Sevilla dhe Ajax./arbresh.info.
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë