Ylli i Tottenham, Harry Kane ka pranuar se do largohet nëse klubi nuk arrin të përmirësohet.
Anglezi javët e fundit ishte i lidhur me kalimin te Manchester United ose Real Madrid, transmeton portali arbresh.info.
Ndërsa ka raportime se Kane i ka treguar presidentit, Daniel Levy se në fund të sezonit të ardhshëm do largohet.
I pyetur për karrierën, Kane tha se gjithmonë synon të bëhet më i mirë dhe gjithçka varet nga skuadra.
“Është pyetje e mirë. E dua Spurs, gjithmonë kam për t’i dashur, por është një gjë, gjithmonë kam thënë se nëse ndihem se nuk jam duke u përmirësuar në skuadër, nuk jam ai që do qëndrojë”.
“Jam lojtar ambicioz, dua të përmirësohem, dua të bëhem më i mirë. Dua të jem ndër lojtarët më të mirë në botë. Pra, nuk është se do qëndrojë për gjithmonë, por nuk është as që do largohem”, deklaroi ai.
Ndërsa i pyetur nëse do të zgjidhte mes golashënuesit numër një në histori të Premierë Ligës apo titullin e kampionatit anglez, Kane zgjodhi të dytën.
“Fituesi i Premierë Ligës me siguri. Kam bërë shumë rekorde individuale dhe kam sukses si individ”.
“Por, dua të luaj këtë sport për të fituar trofe me skuadrën, pra nuk mund ta ndalosh atë moment, je duke punuar si skuadër dhe në fund bëhesh kampion”.
“Jam i sigurt se do jetë ndjenjë më e mirë se të thyesh rekordin”, përfundoi ai.
Kane momentalisht është duke u shëruar nga lëndimi dhe pritet të rikthehet në qershor./arbresh.info.
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...