Google ADS

Real Madrid kërkon 500 milionë euro për Federico Valverde

17:22 | 29 Mars 2020
Arbresh Info

Real Madrid ia ka bërë të qartë klubeve se nuk do ta shesë mesfushorin, Federico Valverde.

Në kohën e fundit ka raportime se Manchester United ka interesim për uruguaianin, sepse trajneri, Ole Gunnar Solskjaer është admirues i lojtarit, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, “Mbretërit” nuk do të bëjë negociata dhe nëse ndonjë skuadër dëshiron të blejë atëherë duhet të paguajë klauzolën prej 500 milionë euro.

Sipas Daily Mail, trajneri Zinedine Zidane e sheh Valverde-n si zëvendësuesi adekuat i Luka Modric që më shumë mundësi do largohet në fund të sezonit.

21-vjeçari këtë sezon ka arritur të jetë në formacionin e parë dhe i ka impresionuar të gjithë me përformancat e tij./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme