Roma gati të negociojë me United për Smalling

16:45 | 29 Mars 2020
Arbresh Info

Roma shpreson të arrijë marrëveshje me Manchester United për ta mbajtur qendërmbrojtësin, Chris Smalling në skuadër.

30-vjeçari është duke shkëlqyer në “Olimpico” dhe përformancat e mira kanë bërë që “Djajtë e Kuq” të rrisin çmimin në 28 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

Në marrëveshjen e bërë mes dy skuadrave, nuk ekziston mundësia e blerjes në fund të sezonit, por Roma dëshiron ta mbajë në skuadër ish-lojtarin e Fulhamit.

Smalling ka kontratë me United deri në vitin 2022 dhe gjiganti anglez nuk mendon ta largojë për ndonjë çmim të lirë.

Smalling ka gjetur vetën mjaftë mirë te gjiganti italian duke shënuar dy gola dhe bërë një asistim në 21 paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme