Kina po rrezikohet nga një valë e re e koronavirusit

16:23 | 29 Mars 2020
Arbresh.info

Një valë në rritje e rasteve të coronavirusit të importuar po kërcënon Kinën, në ditët kur “transmetimi lokal i virusit u ndalua në thelb”, tha një të shtunë një zëdhënës i komisionit kombëtar të shëndetësisë.

“Kina tashmë ka një total prej 693 të infektuar që erdhën nga jashtë, që do të thotë se mundësia e një valë të re të epidemisë është ende relativisht e lartë”, tha zëdhënësi Mi Feng.

Në shtatë ditët e kaluara, Kina ka raportuar 313 raste të importuara të coronavirusit.

Shumica e rasteve të importuara përfshijnë kinezë që janë kthyer nga jashtë, shkruan telegrafi

Një total Kina kishte 3,300 njerëz të vdekur nga Covid-19 dhe 81.439 u infektuan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme