Chelsea ka filluar interesimin për mbrojtësin e krahut të djathtë të Real Madrid, Achraf Hakimi.
Hakimi në qershor i përfundon huazimi te Borussia Dortmund, klub i cili dëshiron ta mbajë në skuadër, mirëpo Reali ia ka bërë me dije se maroku do rikthehet në “Santiago Bernabeu”, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Mirror, Chelsea e do Hakimin në “Stamford Bridge”, sepse e shohin si lojtari i duhur për t’iu ndihmuar në mbrojtje, pasi janë duke pasur probleme të mëdha.
Thuhet se “Blutë” e kanë pyetur Realin për Hakimin, mirëpo “Mbretërit” nuk i kanë dhënë ndonjë përgjigje sepse ende nuk kanë vendosur se çfarë do bëjnë me 21-vjeçarin.
Ka raportime se edhe Juventus është i interesuar për marokun./arbresh.info.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?