Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, në një video-konferencë për media ku ka folur rreth situatës me COVID-19 në Kosovë, ka theksuar se 5 nga 36 pacientët e shtrirë nqë Klinikën Infektive në QKUK, janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“Deri më tani janë kryer 1 mijë e 37 testime me mostra të dyshimta. Janë 91 raste të konfirmuara, 1 i vdekur dhe 1 i shëruar. 36 pacientë po trajtohen për COVID-19, 31 prej tyre janë në gjendje stabile, 5 të tjerë janë në gjendje shëndetësore më të rënduar dhe janë në oksigjeno-terapi”, ka theksuar Vitia.
Vitia ka kërkuar edhe një herë nga qytetarët që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre dhe që koha e lejuar për qarkullim të mos keqpërdoret.
“Përsëri ju bëjmë thirrje për angazhimin tuaj në këtë situatë, ju lutemi që të shmangni edhe vizitat familjare dhe format e tjera të grumbullimit brenda familjeve.Kërkojmë që koha e lejuar për qarkullim të mos kuptohet në asnjë mënyrë si hapësirë për tu hrubmulluar dhe rrezikuar shëndeti publik. Mosrespektimi do të pasojë me gjoba, sidomos me ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse”, ka shtuar Vitia.
Vitia ka thënë se ministria po vazhdon në shtimin e kapaciteteve dhe se është bërë kërkesa për furnizim me teste të reja.
“Një pjesë e testeve ka arritur në IKSHP, është iniciuar kërkesa për furnizim edhe me 10 mijë teste të reja. Po vazhdojnë donacionet nga organizata të shteteve mike, po ashtu edhe vullnetarët”, ka thënë Vitia.
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...