Google ADS

Ahmeti: Ju që po dilni pa nevojë, po i rrezikoni të tjerët që nuk po dalin

15:44 | 29 Mars 2020
Arbresh Info

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar në Facebook se prishtinasit po dalin në qytet pa nevojë, duke e rrezikuar ëkshtu vetën dhe të tjerët

Përmes një shkrimi në Facebook, Ahmeti ka shkruar se sot ka dalë në qytet dhe ka parë shumë qytetarë të cilët kanë dalë pa mbrojtje.

“E diele! Një xhiro në qytet dhe shoh se janë shumë qytetarë vetë, me familje, pa mbrojtje. Askush e as qeveria e as komuna nuk mund ta mbrojë askënd nga vetvetja. Por ju që po dilni pa nevojë po rrezikoni tjerët që nuk po dalin dhe kanë zgjedhur që të mbrohen”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka shtuar se këto veprime kanë pasoja në jetën e njerëzve.

“Të gjithë mjekët e botës po tregojnë rrezikun. Nuk mundemi të bëhemi me mjekë se mjekët e më ekspertë se ekspertët. Këto veprime kanë pasoja në jetën e njerëzve”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërkohë, i pari i Prishtinës, vazhdimisht po kërkon nga qytetarët që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, për të parandaluar ëprhapjen e virusit COVID-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme