Google ADS

Olivier Giroud zbulon tri ofertat që kishte në janar

15:29 | 29 Mars 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud ka zbuluar tri skuadrat që e dëshiron gjatë afatit të janarit.

Francezi nuk arriti të jetë në formacionin e parë nën urdhrat e Frank Lampard, andaj ishte afër largimit nga “Stamford Bridge”, transmeton portali arbresh.info.

I pyetur se cilat skuadra ishin të interesuara, Giroud tha se Inter, Lazio dhe rivali, Tottenham kishin interesim, por projekti i “Neurazurëve” ishte më i mirë.

“Të gjithë e dinë se projekti i Inter ishte më interesanti për mua. Lazio dhe Tottenham provuan gjithashtu”.

“Në një pikë, pyesja vetën se ku do të transferohet. Bisedova me Antonio Conte në telefon”, deklaroi ai.

Në fund Giroud vendosi të qëndrojë te “Blutë” dhe lëndimi i Tammy Abraham bëri që të jetë në formacionin e parë në gjashtë ndeshje, ndërsa ka shënuar tri gola.

Giroud mbetet i lidhur me kalimin te Inter, gjatë verës së ardhshme pasi kontrata momentale me Chelsea-n i skadon në qershor./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme