Sevilla është duke e përgatitur një ofertë formale për Xherdan Shaqirin, pasi Liverpooli i ka thënë yllit shqiptar të Zvicrës që të gjejë skuadër të re, sipas Football Insider.
Gjatë dy vjetët në Anfield, anësori nga Gjilani nuk ia ka dalë të zërë vendin e titullarin në skuadrën e Jurgen Klopp, ndërsa i ka luajtur vetëm 256 minuta futboll këtë sezon.
Por para se ky sezon të pezullohej përkohësisht për shkak të koronavirusit, Shaqiri hasi në vështirësi të mëdha shkaku i lëndimeve të njëpasnjëshme.
Football Insider, duke u thirrur në burime të veta, thotë se shumë ekipe evropiane e duan asin e Kombëtares së Zvicrës në afatin kalimtar të verës.
Sevilla është e gatshme ta vendosë ofertën e saj në tavolinën e Liverpoolit, edhe pse i duhet të presë deri në hapjen e afatit kalimtar të verës.
Ndërkohë, për Shaqirin ka interesim të fortë edhe nga Roma dhe CSKA Moscow.
Të kuqtë refuzuan ta linin Shaqirin të largohej në formë huazimi në janar.
Por ata kanë lënë të kuptohet se shqiptari do të jetë në treg në afatin kalimtar të kësaj vere dhe do të shitet nëse dikush i ofron 30 milionë euro për të.
Treni godet veturën në Pavlan të Pejës, lëndohen tre persona
UNESCO: Çdo katër ditë vritet nga një gazetar
Edi Rama: Konsumoj më shumë se 10 kafe në ditë
Rama viziton rrugën “Jim Xhema”: dëshmon përkushtimin tonë p...
Puthje dhe ledhatime mes Rezit e Drenushës
Kurti bën homazhe në nderim të 35-vjetorit të rënies së dësh...