Arabia Saudite ndalon dy raketa balisitike që po fluturonin mbi kryeqytet

23:52 | 28 Mars 2020
Trina Galanxhi

Mediat shtetërore arabe kanë bërë të ditur se janë ndaluar dy raketa balistike që po fluturonin mbi qiellin e Riyadh dhe qytetin jugor.

Banorët në Riad raportuan të paktën tre shpërthime rreth orës 23:20 (20:20 GMT), të ndjekura nga sirena të automjeteve të urgjencës në disa rrethe veriore, transmeton portal arbresh.info

Burimi i raketave është i paqarë dhe ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Televizioni shtetëror saudit raportoi se sistemet e mbrojtjes raketore amerikane Patriot u përdorën në përgjime.

Houthitë e lidhur me Iranin në Jemen, që luftojnë me koalicionin e udhëhequr nga Saudite, kanë nisur qindra raketa dhe drone përtej kufirit, kryesisht në objektet ushtarake dhe civile aty pranë, por edhe në Rijad.

Riadi është rreth 1.000 kilometra në veri të kufirit me Jemenin. Sulmi i fundit në tentativë ndaj kryeqytetit ishte në qershor 2018./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme