Edhe Spanja, ashtu si Italia do të përdorë ushtrinë për të ndihmuar në transportimin e trupave të pajetë nga koronavirusi, tha Ministria spanjolle e Shëndetësisë, pasi vendi regjistroi numrin e tij më të lartë të vdekjeve në një ditë.
”Ushtria spanjolle do të duhet të ndërhyjë për shkak të një numri dërrmues viktimash dhe pamjaftueshmërisë së shërbimeve funerale”, sipas një deklarate të botuar në Gazetën Zyrtare të vendit.
”Masa erdhi ndërsa Spanja regjistroi numrin e saj më të lartë të vdekjeve në një ditë gjatë pandemisë së koronavirusit me 832 vdekje të reja të raportuara në 24 orët e kaluara”, tha kjo ministri.
Spanja ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në botë pas Italisë.
Javën e kaluar parlamenti spanjoll miratoi shtrirjen e masave shtrënguese edhe për dy javë të tjera, deri më 11 prill.
Madridi mbetet rajoni më i prekur rëndë duke përbërë pothuajse gjysmën e të gjitha vdekjeve në vend.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë