Një foshnjë më e re se një vjec ka vdekur në Chikago, pasi testoi pozitiv nga koronavirusi. Fëmija është foshnja e parë në SHBA që vdes nga sëmundja vdekjeprurëse.
Vdekja e fëmijës u raportua nga Departamenti i Shëndetit Publik i Illinois (IDPH) të Shtunën. Megjithëse Covid-19 nuk është emëruar ende si shkaku përfundimtar i vdekjes, fëmija u diagnostikua me sëmundjen para se të vdiste, transmeton portal arbresh.info
“Kjo është hera e parë që një foshnje e infektuar nga Covid-19 vdes”, tha drejtori i IDPH, Dr. Ngozi Ezike në një deklaratë. “Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Nëse jo për të mbrojtur veten tonë, por për të mbrojtur ata që na rrethojnë. ”
Fëmijët dhe foshnjat nuk konsiderohen aktualisht në rrezik nga Covid-19. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, “të moshuarit dhe ata me probleme shëndetësore janë më të rrezikuarit.
Në mbarë vendin, afro 120,000 amerikanë janë infektuar dhe pothuajse 6 mijë janë vdekur nga koronavirusi Covid-19.
Me rritjen e numrave çdo ditë, Presidenti Donald Trump njoftoi të shtunën se po mendon të karantinojë “pikat e nxehta” si Neë York, Neë Jersey dhe Connecticut, në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...