Prokuroria themelore publike – Ohër paralajmëroi se do të fillojë hetime në lidhje më rastin e 66 vjeçares nga Struga e cila ndërroi jetë pas infektimit me virusin korona.
“Prokuroria themelore publike – Ohër i informon qytetarët se ka hapur lëndë pas zërave për vdekjen e personit nga Struga, grua e moshës 66 vjeçare e cila ishte diagnostifikuar me virusin Covid-19”, deklarojnë nga Prokuroria.
Prokuroria premtoi se do të marrë masa për të sqaruar rastin, nëse ndonjë përgjegjës ka kryer vepër penale.
“Sipas informacioneve të para, për shkak gjendjes shëndetësore të pacientes tashmë të ndjerë, mjeku amë kishte propozuar shtrirjen në repartin infektiv në Spitalin e Ohrit. Por, përkundër udhëzimit, pacientja nuk ishte pranuar në spital”, deklarojnë nga Prokuroria, transmeton portalb.mk.
Ndryshe, siç lajmëroi ministria, në Maqedoninë e Veriut ka 22 raste të reja me këtë virus si dhe një viktimë nga rrethina e Stugës, një grua 66 vjeçare.
“Sot në mëngjes ka ndërruar jetë një paciente në moshën 66 vjeç nga rrethina e Strugës. Ajo dhe burri i saj u diagnostifikuan dje me virusin korona. Pacientja ka pasur sëmundje të zemrës, sëmundje kronike të mushkërive dhe tension të ngritur. Sipas anketës epidemiologjike, familja e gruas së ndjerë kishte qenë në Dibër pak para se të shpallej gjendje krize (më 13 mars) dhe kishte kontaktuar me një prej mjekëve të sëmurë atje. Pasi u kuptua se ai ishte gjithashtu pozitiv në virusin korona, çifti ishte në shtëpi në vetizolim.
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton