Oliver Spasovski, kryeministri i RMV-së sot udhëhoqi mbledhjen e dytë të Këshillit ekonomik që analizoi masat që duhet të përfshihen në paketën e masave të Qeverisë së RMV-së për menaxhimin e pasojave ekonomike me të cilat do të përballet vendi si pasojë e virusit korona, transmeton portalb.mk.
“Anëtarët e Këshillit ekonomik, ku marrin pjesë përfaqësues nga Akademia, komuniteti universitar, afarist, odat ekonomike dhe opozita, i kanë dhënë propozimet, udhëzimet dhe rekomandimet e reja për pako më efikase për parandalimin e pasojave të dëmshme në sektorin ekonomik e financiari dhe në standardin e qytetarëve”, raportojnë nga Qeveria.
Në mbledhje morën pjesë edhe zv.kryeministri Bujar Osmani, ministrja e financave Nina Angelovska, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i bujqësisë Trajan Dimkovski, ministri i transportit Goran Sugareski, ministri i ekologjisë Naser Nuredini, zv.ministrja teknike e financave Gordana Dimitrevska Koçovska dhe guvernatorja e Bankës popullore Anita Angellovska-Bezhoska.
Udhëheqësi i Komisionit, kryeministri Spasovski mirëpriti propozimet si dhe u shpreh i hapur edhe për propozimet e reja për pakon e masave që do të miratohen ne seancën e radhës.
Ndryshe, lideri i partisë në pushtet, Zoran Zaev është i bindur se zgjidhja më e mirë për tejkalimin e situatës është të ulet rroga e punonjësve shtetëror në rrogë minimale, derisa një propozim i tillë kundërshtohet nga Hristijan Mickoski, lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE.
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?