Klubi italian, Interi mendohet të ketë hequr dorë nga transferimi i mesfushorit të Barcelonës, Arturo Vidal.
Gjatë afatit kalimtar të janarit, Interi ishte shumë i lidhur me Vidalin, i cili dukej i prirur të largohet nga Camp Nou, por Barcelona refuzoi përpjekjet e italianëve.
Që atëherë, nuk ka pasur asnjë lajm mbi këtë çështje.
Sipas gazetës Mundo Deportivo. nuk ka pasur thirrje të reja nga Interi për Vidal, i cili është një nga objektivat kryesore të Antonio Contes.
Prandaj, mbetet për t’u parë nëse ata kanë hequr dorë nga operacioni, ose nëse ata janë vetëm duke pritur.
Ndjenja është se kjo nuk është e fundit që do të dëgjojmë për Vidal te Interi, pasi të gjithë e dimë se sa bindës mund të jetë Conte kur dëshiron një lojtar.
Në çdo rast, gjithçka është vënë në pritje për momentin, për shkak të shpërthimit të Coronavirusit.
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri