Bota shënon 658 mijë raste pozitive me COVID-19 që nga dita e parë kur rastet u shfaqen në Kine e deri më sot.
Këto janë të dhënat që vijnë mbi përhapjen e koronavirusit në rang global ku kanë gjetur vdekjen 30 mijë e 500 njerëz, shumica në Evropë.
Italia ka kaluar shifrën 10 mijë, Spanja po shkon 5700 ndërsa Franca për fat të keq po regjistron çdo ditë rekorde.
Po ashtu ritëm i lartë viktimash është edhe në Angli. 260 viktima janë shënuar këtë të shtunë në këtë vend duke e çuar shifrën totale në 1 mijë e 19 ndërsa numri i të prekurve tani është mbi 17 mijë.
Në Gjermani kanë gjetur vdekje 79 persona këtë të shtunë duke e çuar totalin në 430. Mirëpo përhapja në këtë vend është shumë e madhe pasi ka shkuar në 58 mijë.
Edhe në Holandë kanë humbur jetën 93 vetë gjatë orëve të fundit ndërsa në Belgjike 64. Zvicra gjithashtu me 33 viktima është problem I madh.
Në SHBA këtë të shtunë kanë humbur jetën të paktën 297 persona duke e çuar totalin në 1993 ndërsa të prekurit janë rekord global, 121 mijë.
Kina ka pasur vetëm 54 raste të reja të infektuarish ndërsa numri I viktimave këtë të shtunë është vetëm 3.
Në total në mbarë botën aktualisht janë 486 mijë raste aktive ndërsa 141 mijë e 500 kanë lënë spitalin si të shëruar.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?