Pagesat për bizneset që janë mbyllur do jepen në fillim të prillit

22:15 | 28 Mars 2020
Arbresh.info

Kryeministri Rama ka lajmëruar se javën e parë muajit prill do të marrin pagën të gjithë ata që e kanë mbyllur biznesin e tyre të vogël si pasoje e masave kundër koronavirusit.

Ne një komunikim në rrjetet sociale shefi i qeverisë Rama, ka theksuar se shteti do t’u vije në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë, duke sqaruar se në fillim në prillit do të marrin ndihmën e rritur ekonomike edhe familjet në nevojë.

“Ju thashë të gjithë do iu ndihmojmë me pagën e luftës të tërë ata që janë në shtëpi se iu është mbyllur biznesi i vogël dhe javën e parë të prillit do të marrin lekët. Ju thashë se do iu dyfishojmë ndihmën ekonomike, dhe ata në javën e parë të prillit do të marrin lekët. Ju thashë që në hyrje të prillit do indeksojmë pensionet do japim 20 milion euro plus për pensionistët.

Shefi i qeverise ka saktësuar se  kjo pakete nuk është fundit, por masat do të merren ne varësi të kohëzgjatjes së krizës.

U thashë qe ndihma jonë nuk mbaron këtu, por do të vazhdojmë të lëvizim duke parë dinamikën e luftës se nuk e dimë sa zgjat e nuk mund ta zbrasim arkën e shtetit.

Kryeministri Rama, ka përsëritur se çdo shqiptar duhet të përpiqet të minimizoje lëvizjet e të qëndroje në shtëpi pasi kjo është e vetmja mënyrë për të mos pasur një numër të madh viktimash.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme