Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, ka nisur shpërndarjen e ndihmave, pako ushqimore për familjet në nevojë, për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19.
Kryetari i kësaj shoqate, Halil Kastrati, në DebatPlus, në RTVD, ka thënë se ekipa e shoqatës janë çdo ditë në teren nëpër komuna për t’iu shpërndarë pakot e nevojshme.
Ai është shprehur se, ndihmat iu dërgohen fillimisht komunave që janë në karantinë dhe pastaj të tjerat.
“Për shkak të panikës, qytetarët edhe pse ndoshta nuk ishin në gjendje të rëndë sociale na thirrnin në shoqatë dhe kërkonin miell”, ka thënë Katrati.
Ai më tej ka theksuar se priten rreth tre mijë familje tu dërgohen ndihmat e nevojshme…
“Ne i marrim nga komunat e caktuar emrat e familjeve që kanë nevojë dhe pastaj i dërgojmë ndihmat. Komuna iu dërgon nëpër fshatra”, theksoi ai.
Deri me tani sipas Kastratit, Malisheva, Mitrovica, Klina janë ndër komunat që kanë nevojë më së shumti.
Ndërkaq, kreu i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka falënderuar Kastratin duke thënë se ka ndihmuar shumë edhe në kohën kur nuk ka pasur pandemi.
Jashari ka treguar se me ndihmën e shoqatës dhe kryetarit, Halit Kastrati, janë bërë më shtëpi në Skenderaj, mbi 90 familje.
““Jetimat e Ballkanit”, na kanë ndihmuar shumë mbi 90 familje janë bërë më shtëpi. Tani për gjendjen që jemi me coronavirus, po ashtu edhe ndihma tjera të nevojshme ushqimore”, ka thënë Jashari.
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...