Për ta ndryshuar atmosferën e rënduar, dëgjoni një lajm të mirë. Meghan Markle dhe Harry, mezi po presin të bëjnë një tjetër bebush. Çifti duket më shumë se i interesuar për ta zgjeruar familjen sa më parë, sigurisht pasi e gjithë kjo situatë të ketë marrë fund.
Edhe pse vogëlushi Archie nuk ka mbushur ende një vjeç, duket se Meghan po mendon për bebin numër 2. Sipas Us Weekly, çifti do të nisë “misionin” sa më shpejt të jetë e mundur!
Gjatë kësaj kohe, ata po përpiqen të përshtaten me jetën e re dhe njëkohësisht duan t’i japin vogëlushit gjithë vëmendjen e botës.
Meghan do sigurisht një fëmijë tjetër, por pasi kjo periudhë të ketë kaluar. Dyshja pak kohë më parë u zhvendos nga Canada-ja në Los Angeles, duke qenë se atje kanë më tepër mundësi të punojnë nisur nga lidhjet dhe miqtë e ngushtë të Meghan-it. Një arsye më tepër për ta vendosur shtatzëninë në plan të dytë, pavarësisht dëshirës.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’