Ali Tema, dhëndri i gruas që sot humbi jetën për shkak se ishte e infektuar me Covid-19 për televizionin Telma thotë se “ajo nuk mund të merrte frymë. Përmes dritares na thanë të vijmë vetëm nëse rezulton pozitive në test për coronavirus”.
66 vjeçarja të enjten është dërguar në spital në Ohër me udhëzim nga mjeku amë por sipas dhëndrit të saj, atje u kanë thënë se do ta pranojnë vetëm nëse i shohin rezultatet pozitive për coronavirus, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, ata ende nuk i kanë marrë rezultatet dhe vetëm gojarisht u është thënë se e ndjera dhe bashkëshorti i saj kanë qenë të infektuar me coronavirus, ndërsa dhëndri dhe e bija kanë rezultuar negativ.
Ajo sot është varrosur ndërsa familja e saj do të jetë në karantinë 14 ditore ndërkaq ata për dy javë kanë qenë në vetizolim pasi u vërtetuar se mjeku nga Dibra, Kokale ka rezultuar pozitiv.
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!