Pallaska: Kurti e mbuloi hakmarrjen e ulët personale ndaj Naser Ramadanit

19:46 | 28 Mars 2020
Arbresh.info

Avokati i njohur, njëherit edhe njohës i rrethanave të çështjeve politike në Kosovë, Dastid Pallaska ka komentuar vendimin e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për shkarkimin e bordit të SHSKUK-së.

Pallaska me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se ky vendim u mor vetëm sa për ta mbuluar hakmarrjen e ulët të Kurtit ndaj drejtorit të IKSHP-së, Naser Ramadani, i cili thjeshtë refuzoi të përfshihet në një lojë politike për mbajtjen e seancës së Kuvendit, shkruan arbresh.info.

Madje, edhe arsyeja e dhënë në vendimin për shkarkim, sipas Pallaskës është sa për t’ia “shtuar ofendimin plagës”.

“Ky si duket mendon se i gjithë populli ka nivelin e intelegjencës të militantëve të tij të pashkolluar të cilët mezi mbledhin dy/tri fjalë për të formuluar një ofendim banal”, ka shkruar mes tjerash Pallaska.

Postimi i plotë i tij:

E shkarkon një bord shtatë anëtarësh të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës vetëm për ta mbuluar hakmarrjen e ulët personale kundër Drejtorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i cili thjeshtë refuzoi të përfshihet në një lojë politike për mbajtjen e seancës së Kuvendit.

Për t’i shtuar ofendim plagës, arsyetimi i vendimit pohon se shkarkimi i bordit ishte pasojë e gjetjeve të auditorit të jashtëm për vitin e kaluar.

Ky si duket mendon se i gjithë populli ka nivelin e intelegjencës të militantëve të tij të pashkolluar të cilët mezi mbledhin dy/tri fjalë për të formuluar një ofendim banal./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme