Google ADS

Në Zvicër, 242 të vdekur dhe mbi 13 mijë të infektuar me Covid-19

17:37 | 28 Mars 2020
Arbresh.info

Numri i vdekjeve nga coronavirusi në Zvicër u rrit nga dita e premte që kishte 197 të vdekur, në 242 të shtunën, njoftoi ministria e shëndetësisë dhe numri i të infektuarve nga 12,161 u rrit në 13,377.

Ky shtet tashmë ka vendosur njësi mjekësore ushtarake nëpër spitale për të ndihmuar rajone që janë prekur më shumë me Covid-19, siç është Ticino përgjatë kufirit me Italinë, shkruan Telegrafi.

Ashtu si vendet e tjera evropiane, edhe Zvicra po injekton para në ekonominë e prekur, për të cilën huatë e qeverisë prej 20 miliardë franga janë në dispozicion që nga e premtja.

Ministri i Financave, Ueli Maurer, tha të shtunën se ishte i lumtur që qeveria mund të ndihmojë me kreditë, por e bëri të qartë që paratë do të duhej të paguheshin dhe se qeveria nuk mund të kompensojë humbjet e të ardhurave.

“Ne nuk ndajmë paratë federale, por paratë e taksapaguesit”, vuri në dukje ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme