Në kohën e ankthit të përballjes me coronavirusin, Qeveria Kurti shkarkon njeriun që ishte në ballë të luftës me pandeminë, Naser Ramadanin, ndërsa në Bordin e ri të SHSKUK-së dërgon anëtarin e Vetëvendosjes.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë një vendim që po cilësohet si absurd, duke e shkarkuar në mes të pandemisë Bordin Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, përfshirë kryetarin e tij Naser Ramadanin.
Shkarkimi i Epidemiologut Naser Ramadani, i cili është edhe Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik, e që ishte njeriu kryesor që ka menaxhuar situatën e krijuar në vend që prej shfaqjes së rasteve të para me coronavirus, dhe për të cilin nuk kishte kritika në përballjen me pandeminë, vjen në kohën kur qytetarët po jetojnë me ankthin e rrezikut të përhapjes së virusit që po vret çdo ditë mijëra njerëz kudo nëpër botë.
Qeveria menjëherë ka emëruar Borin e ri të SHSKUK-së, ku ka sistemuar disa përkrahës të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ndër ta edhe Mirsad Shkreta, i cili ishte kandidat i VV-së për Deputet dhe Këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Qeveria është arsyetuar se vendimi për shkarkimin e Bordit ka ardhur për arsye se ai nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë dhe se ka dështuar në arritjen e objektivave, ndërsa deri më tash Kryeministri Kurti dhe Ministri Vitia kishin folur për menaxhim të suksesshëm të situatës së pandemisë.
Vendimi për shkarkimin e Bordit të SHSKUK-së po shihet si paradoksal edhe për faktin se Vetëvendosje e kishte konsideruar të papranueshëm rrëzimin e Qeverisë në kohën e pandemisë, ndërkohë që vlerësoi se largimi i njerëzve që ishin në ballë të luftës me pandeminë nuk përbënte rrezik. Një standard i dyfishtë ky i Qeverisë Kurti. Qeveria nuk bën të rrëzohet në kohën e pandemisë, ndërsa Bordi i QKUK-së, që është një prej shtyllave kryesore të kujdesit shëndetësor në vend, bën.
Me vendimin e sotëm, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm sa e ka thelluar më tej krizën me pandeminë në Kosovë, njësoj siç e rëndoi këtë krizë pak ditë më parë me provokimin për rënien e Qeverisë.
Ndërkohë, Qeveria ka emëruar Bordin e ri të SHSKUK-së. Kryetar i Bordit është emëruar Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mandat 1-vjeçar, ndërsa anëtarët e tjerë të bordit janë: 1. Dr. Agreta Gecaj – Gashi – Qendra Klinike Universitare e Kosovës; 2. Dr. Aida Rexhepi– Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës; 3. Dr. Xhevat Jakupi – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike; 4. Dr. Diana Dafota – Spitali i Përgjithshëm Gjakovë – Në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore; 5. Dr. Sadete Hadri – Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor; 6. Dr. Mirsad Shkreta – Ministria e Shëndetësisë; 7. Një (1) ekspert i menaxhmentit shëndetësor, i zgjedhur në bazë të konkursit publik.
Kurti dhe Mickoski diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...