Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, sot ka ndaluar të dyshuarin B.M., me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë në tentativë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Ekziston dyshimi i bazuar se, gjatë ditës së sotme, përkatësisht më 28 mars 2020, rreth orës 13h, në fshatin Verbovc, komuna e Kllokotit, i dyshuari B.M., i nacionalitetit serb, për shkak të një mosmarrëveshje paraprake, ka tentuar që t’a privonte nga jeta, të dëmtuarin Z.J., i nacionalitetit serb – zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare, në atë mënyrë që me armë zjarri ka shtënë dy herë në drejtim të tij, me ç’rast i njëjti ka marrë dy plagë, për të cilat është dërguar për ndihmë mjekësore në QKUK, në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin e veprës penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e paraburgimit, nga Gjykata kompetente në Gjilan.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?