Google ADS

Në Tetovë mbrëmë 15 persona nuk e kanë respektuar orën policore

15:30 | 28 Mars 2020
Arbresh.info

Policia ka arrestuar dy adoleshentë dhe 13 persona të tjerë mbrëmë gjatë orës policore në Tetovë.

“Nga ora shtatë deri në ora shtatë e mëngjesit janë zbuluar 15 persona. 11 prej tyre do të gjobohen ndërsa katër prej tyre do të marrin vetëm vërejtje”, tha zëdhënësi i SPB – Tetovë, Marjan Josifovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se deri tani në Tetovë janë zbuluar 46 persona të cilët kanë dalë gjatë orës policore.

Policia e Tetovës gjatë 24 orëve të fundit zbuloi edhe katër lokale që kanë punuar. Lokalet janë mbyllur, ndërsa dy pronarëve do t’ju parashtrohet kallëzim penal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme