Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) e Libisë e njohur si legjitime nga OKB-ja, kreu një sulm ajror ndaj Qendrës së operacioneve të gjeneralit puçist Khalifa Haftar në afërsi të qytetit Sirte, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Qendra për shtyp e operacionit “Burkan Al-Ghadab” të GNA-së, thuhet se nëpërmjet një sulmi ajror u godit Qendra e operacione të milicëve të Haftarit e cila ndodhet në zonën El-Veshka në afërsi të qytetit Sirte në lindje të kryeqytetit Tripoli.
Zëdhënësi për media i operacionit, Mustafa al-Mujie për AA tha se forcat e armatosura të GNA-së kanë filluar një operacion kundër forcave të Haftarit, të pozicionuara në zonën Veshka në afërsi të qytetit Sirte.
Zëdhënësi Al-Mujie, vuri në dukje se sulmi në fjalë është kryer si kundërpërgjigje ndaj sulmit të ndërmarrë të enjten që kaloi nga një dron i armatosur i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) i cili sulmoi forcat e GNA-së të pozicionuara në rajonin Ebu Karin.
Ndërsa në anën tjetër njoftohet se janë shënuar përparime të rëndësishme në zonat e konfliktit që vazhdojnë përreth kryeqytetit Tripoli nëpërmjet operacionit “Stuhia e Luftës” që GNA-ja e filloi të mërkurën.
Pavarësisht se pala e Haftarit iu përgjigj pozitivisht thirrjes për armëpushim humanitar me qëllim luftën kundër koronavirusit, forcat milice puçiste përreth Tripolit vazhdojnë të prishin armëpushimin duke bombarduar zona të ndryshme në kryeqytet.
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...