Mushkëritë janë pre e shumë kimikateve, që shkaktojnë një sërë sëmundjesh të rrezikshme. Një prej substancave më të dëmshme për mushkëritë është nikotina, të cilën e marrin jo vetëm duhanpirësit, por edhe personat pranë tyre. Kjo substancë futet në gjak dhe zgjat nga 6 deri në 8 orë.
Largimi i saj i plotë nga trupi kërkon dy deri në tre ditë. Nikotina shkakton varësi, por ka disa ushqime që ndihmojnë në pastrimin e organizmit. Më poshtë do të gjeni një listë ushqimesh të rëndësishme të rekomanduara nga AgroWeb.org për largimin e nikotinës toksike nga sistemi. Konsumimi i rregullit i tyre e pastron organizmin tërësisht nga nikotina.
Lëngu i karotës
Një cigare e vetme e mbush trupin me nikotinë. Lëkura humbet shkëlqimin dhe gjallërinë. Lëngu i karrotës është i mirë për lëkurën dhe është një burim i pasur i vitaminave A, C, K dhe B. Ky lëng ushqen lëkurën dhe largon nikotinën.
Lëngu i qitros
Nëse pini një litër me lëng qitro në ditë do të pastroni organizmin nga nikotina. Ky lëng përmirëson ritmin e veshkave në eliminimin e nikotinës nga trupi.
Brokoli
Brokoli është një perime e pasur me vitaminë C dhe B5. Duhanpirja e tepërt ul nivelin e vitaminës C dhe konsumimi i brokolit i rrit këto nivele. Kjo vitamin zbut nivelet e toksinave dhe ju jep energji.
Shega dhe frutat e pyllit
Shega është një frut i kuq dhe plot lëng që ushqen gjakun. Ajo pastron organizmin dhe ju ndihmon të hiqni dorë nga duhani. Frutat e pyllit janë një burim i mirë vitaminash dhe ju ndihmojnë të largoni nikotinën toksike nga sistemi. Acidi që gjendet tek frutat e pyllit ndihmon në eliminimin e toksinave më shpejt se zakonisht, por edhe në zbutjen e simptomave që shfaqen kur hiqni dorë nga duhani.
Xhenxhefili
Xhenxhefili ka shumë vlera të shëndetshme. Ai heq dëshirën për të pirë duhan, ndihmon në rënien në peshë dhe largon toksinat nga gjaku. Xhenxhefili është një nga më të mirët kundër nikotinës.
Portokalli
Ky agrum është i pasur me vitaminë C, nivelet e së cilës bien ndjeshëm nga nikotina. Konsumimi i portokalleve çdo ditë ndihmon në ngritjen e niveleve të vitaminës C, në largimin e stresit dhe ankthit që shoqëron lënien e duhanit. Së bashku me këto ushqime, pini shumë ujë që të hidratoheni sepse duhanpirja e dehidraton trupin. Uji është një nga mënyrat më të thjeshta për të larguar nikotinën. Përpiquni të mbroni trupin tuaj dhe ushqehuni siç duhet./AgroWeb
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën